Parashikimi i motit për javën e ardhshme
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Prishtine
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java që presim parashihet të jetë me kushte stabile meteorologjike.

Sipas institutit, kjo situatë vije si rrjedhojë e fushave anticiklonike të cilat mbeten të stacionuara mbi kontinentin Evropian.

“E hënë- Mot  me diell .Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gardë Celsius. Do të fryjë erë  e lehtë drejtimesh të ndryshme. E martë- Mot me diell .Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë Celsius. Në mëngjes nëpër ultësira parashihet mjegull e radiacionit. E mërkurë- Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-21 gradë Celsius. Në mëngjes parashihet që në shumë vende, kryesisht viseve të larta dhe rreth lumenjve, të ketë mjegull. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-4/m/s. E enjte- Do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20gradë Celsius. Në mëngjes në shumë territore parashihet mjegull. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftim.

Sipas institutit, të premten parashihet mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5-gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-18gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit  me shpejtësi   1-4 m/s. Të hënën dhe të martën si pasojë e uljes së temperaturave rreth zeros, në shumë territore parashihet të krijohet bryma e cila ka pasoja në fushën e perimekulturës”, thuhet në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024