Mustafa: Duhet pranuar, gjendja në veri tani është më ndryshe
Intervista
Lexohet për: 2 min.
2 javë më parë
Linku u kopjua

Ish-kryeministri dhe ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa thotë se qeveria Kurti ka arritur të luftojë grupet kriminale dhe të heq barrikadat në veri. Sipas tij, në veri tani është një gjendje tjetër, të cilën ai e quan si arritje të përkohshme, derisa edhe ngrit dilema se sa do të jetë e qëndrueshme kjo.

Përkitazi me këtë, Mustafa deklaron për KosovaPress, se mbyllja e strukturave paralele dhe ndalimi i qarkullimit të dinarit janë vendime të duhura. Megjithatë, ai thekson se kjo nuk do të thotë se është shtrirë sovraniteti në veri, pasi gjendja po mbahet me kontrolle të rrepta të policisë dhe se komuniteti serb ende po shprehet kundër veprimeve të qeverisë dhe kundër kryetarëve aktual në katër komunat veriore.

Duke vënë në pah sa e vështirë ka qenë liria e lëvizjes në veri, ish-kreu qeveritar përmend një rast në vitin 2016, kur i ishte bllokuar rruga nga serbët lokal, duke shkuar në Leposaviq.

Mustafa e pranon se tani ka liri më të madhe të lëvizjes në katër komunat veriore, mirëpo thotë se kjo duhet të shndërrohet një lëvizje që reflekton si sjellje normale dhe jo si demonstrim të forcës.

Në anën tjetër, Mustafa kritikon kryeministrin Albin Kurti për dëmtim të raporteve me aleatët, veçmas ShBA-në.

Duke folur për qeverisjen katërvjeçare të qeverisë Kurti, ai thotë se e njëjta ka dështuar në zhvillimin ekonomik, investime kapitale dhe sigurim të investimeve të huaja.

Sipas tij, shtesat për lehonat, fëmijët janë politika afatshkurtra  që s’i ndihmojnë zhvillimit ekonomik.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024