Një padi e re është ngritur nga një grua që pretendon se magnati i muzikës e ka përdhunuar dhe abuzuar për ta bërë atë "të paguajë" komentet që ajo bëri për vrasjen e këngëtarit Tupac Shakur.
Dokumenti i gjykatës, i depozituar në Kaliforni, është çështja më e fundit civile që është ngritur kundër Sean Diddy Combs, i cili aktualisht ndodhet në Nju Jork ndërsa pret një gjykim nën akuzat për trafikim seksual dhe shantazh.
Ajo gjithashtu pretendon se ai e kërcënoi se do t'i jepte "një buzëqeshje në Glasgou" dhe e kërcënoi se mund ta dëmtonte atë dhe familjen e saj nëse ajo fliste.
Ajo po padit Combs, së bashku me katër burra të tjerë dhe dy gra, mbi akuzat për sulme seksuale, dhunim, përdhunim, abuzim seksual, rrëmbim.Gruaja pretendon se takoi për herë të parë një nga miqtë e Combs në një bar në shkurt 2018. Në padi, ajo thotë se burri bëri një video-telefonatë me Combs dhe ia tregoi, por ajo i tha atij se "nuk i bëri përshtypje" për siç besonte " kishte lidhje me vrasjen e Tupac Shakur”.
Ajo dëgjoi Combs duke thënë se ajo do të "paguante" për deklaratën e saj, thonë dokumentet e gjykatës.
Combs, 54-vjeç, dikur ishte një nga producentët më me ndikim në hip-hop, dhe gjithashtu i njohur si këngëtar i hiteve Bad Boy For Life dhe I'll Be Missing You.
Procesi gjyqësor ndaj Combs është caktuar për muajin maj 2025. Vrasja e Tupac ndërkaq mbeti e pazgjidhur për më shumë se dy dekada, por çështja u ri-hetua vitet e fundit. Në shtator 2023, ish-anëtari i grupit Duane "Keffe D" Davis u akuzua për vrasje. Procesi gjyqësor ndaj tij do të zhvillohet në mars 2025.