Sveçla: Inteligjenca artificiale mjet i fuqishëm në luftimin e terrorizmit
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Konferenca 151024
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Inteligjenca artificiale është një mjet i fuqishëm në luftimin e terrorizmit dhe krijimin e një bote më të sigurt, por nuk duhet injorohet fakti që ky mjet përdoret edhe nga organizatat terroriste për qëllimet dashakeqe. Kështu u tha në debatin e organizuar nga Qendra Amerikane për Luftimin e Ekstremizmit dhe Terrorizmit (AÇET) me temën “Roli i Inteligjencës Artificiale (IA) në Luftën Kundër Terrorizmit dhe Sigurinë Kombëtare”.

Ministër i Punëve të Brendshme,  Xhelal Sveçla theksoi se Kosova viteve të fundit është përballur me numër të madh të rasteve terroriste, ndërsa shtoi se si ministri kanë zhvilluar strategjitë që parashohin kapacitetet për luftimin e terrorizmit.

Ministri, Sveçla  theksoi se inteligjenca artificiale është një mjet i fuqishëm në luftimin e terrorizmit.

Por, ai shtoi se nuk duhet të injorohet fakti që ky mjet përdoret edhe nga organizatat terroriste për qëllimet dashakeqe.

Dwaine Lee, zëvendëspresident në Qendrën Amerikane për Luftimin e Ekstremizmit dhe Terrorizmit u shpreh se inteligjenca artificiale mund të ketë ndikim pozitiv në zbulimin e terrorizmit.

Duke theksuar se ky mjet mund të përdoret edhe nga vetë terroristët, Lee deklaroi se duhet parë se si inteligjenca artificiale mund të përdoret për të mbajtur vendin e sigurt.

Drejtor i Departamentit për Siguri dhe Siguri Publike në OSBE, Edward Anderson këshilloi se inteligjenca artificiale duhet të përdoret me një ekuilibër.

Sipas tij ky mjet duhet të përdoret për të mirë dhe sundim të ligjit.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024