Lëvizja Vetëvendosje ka refuzuar të merr pjesë në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ku temë diskutimi është furnizimi me ushqim për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Gjatë një konference për medie, deputetët e kësaj partie listuan shkaqet e mos pjesëmarrjes në seancë, derisa theksuan se ministria e Mbrojtjes ka hapur konkursin për 100 kuzhinierë dhe staf mbështetës dhe do të filloj koncepti i vetë ushqyerjes.
Për furnizimin me ushqim të FSK-së dhe kontratat e mëhershme foli edhe deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci i cili u shpreh se opozita po bënë dezinformata.
Tutje, deputeti Bajqinovci u shpreh se tashmë Forca e Sigurisë së Kosovës do të ushqehet sipas konceptit të vetë qëndrueshmërisë.Letrën e komandantit të FSK-së, Bashkim Jashari drejtuar ministritë të Mbrojtjes, për çështje e furnizimit me ushqim, deputeti i mazhorancës, Enver Dugolli e quajti komunikim normal zyrtar.
Lidhur me punën e Kuvendit të Kosovës, deputeti nga radhët e LVV-së, Mefail Bajqinovci u shpreh se janë legjislatura më e suksesshme në historinë e Kuvendit të Kosovës dhe beson që edhe ligjet e mbetura do të votohen.