Lënia e duhanit edhe në moshën 75 vjeçare ju zgjat jetën
Shëndetësi
Lexohet për: 1 min.
5fb66c8a391211e4b858bdbafc7d8985-696x464
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Nuk është kurrë vonë për të lënë duhanin. Braktisja e cigareve edhe në moshën 75 vjeçare rrit probabilitetin me 14% për të fituar 1 vit të tërë jetë.

Megjithatë, për ata që e kanë lënë duhanin në moshën 65-vjeçare, pasi kanë pirë duhan që në moshë të re, shanset për 1 vit më shumë jetëgjatësi rriten me 23%.

Kjo shpjegohet nga studimi i parë që ka ekzaminuar në mënyrë specifike efektet e eliminimit të pirjes së duhanit pas kaq shumë kohe.

I botuar në “American Journal of Preventive Medicine”, raporti i studiuesve nga Universiteti i Miçiganit analizoi të dhënat nga hetimet e ndryshme mbi duhanin dhe jetëgjatësinë dhe vuri re se në përgjithësi, për duhanpirësit mbi 30 vjeç dhe moshën e mesme, rreziku i vdekjes. në 25 vitet e ardhshme ishte 21% më e lartë se për jo-duhanpirësit.

Por nga llogaritjet e studiuesve doli gjithashtu se eliminimi i pirjes së duhanit në çdo moshë rrit në mënyrë të pashmangshme jetëgjatësinë deri në 75 vjet./ANSA/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024