Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti thotë se po lobojnë që anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës të përfshihet në agjendën e mbledhjes së radhës të KiE-së. Ai deklaron se janë duke punuar me shtetet aleate që të njëjtit të binden se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret dhe se kushti jozyrtarë për Asociacionin i përket dialogut të Brukselit.
Ai në një intervistë për KosovaPress, flet edhe për masat ndëshkuese të BE-së, ndaj Kosovës dhe politikën e jashtme të Kosovës.Sipas tij, kjo deklaratë është paqartë, pasi cili do të ishte dallimi përmbajtjesor nëse vendimi i kushtetueses do të zbatohej gjashtë muaj më herët apo më vonë, përderisa çështja ka qenë që nga viti 2016. Ai e sheh shqetësuese edhe mesazhin që jepet dhe mundësitë e kushtit të ri jozyrtarë të Asociacionit, që dikush mund ta vlerësojë si të vonuar tashmë në implementim.
Krahas kësaj, ai konsideron të domosdoshme largimin e masave ndëshkuese të BE-së, ndaj Kosovës pas konstituimit të strukturave të reja në BE.Sipas tij, kritikat mossigurimin e njohjeve të reja dhe mosanëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare janë të pasinqerta.
Krahas këtyre, Ahmeti deklaron se politika e jashtme po zhvillohet mirë dhe se ka koorndim me presidenten Osmani, pavarësisht dallimeve që janë shfaqur së fundmi në mes të parës së vendit dhe kryediplomates, Donika Gërvalla.