Suspendohet zyrtari policor për keqpërdorim detyre
Siguri
Lexohet për: 1 min.
ipk
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) i kanë rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin për një zyrtar policor me detyrë në pikë kalimin kufitar në Han të Elezit me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale  “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Rekomandimi është bërë bazuar në autorizimet ligjore të IPK-së në interes të hetimit të rastit.

Zyrtari policor tashmë i suspenduar, më 3 tetor 2024, gjatë kryerjes së detyrës në pikë kalimin kufitar Han i Elezit, nuk ka vendosur në sistem të të dhënave të Policisë së Kosovës të dhënat një personi të dyshimtë i cili është ndaluar më vonë nga Maqedoninë e Veriut nën dyshimet për kontrabandë me narkotikë.

Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024