Haradinaj: Rritja prej 20 për qind e pensioneve, trajtim mizor nga ana e Kurtit
Lajme
Lexohet për: 1 min.
4 javë më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se vendimi për rritjen prej 20 për qind të pensioneve nga qeveria Kurti, ka qenë e pritshme.

Ish-kryeministri Haradinaj në Rubikon të Klan Kosovës ka thënë se ky është trajtim mizor ndaj penzionistëve.

“Ne e kemi pritur këtë nga Kurti. Ky është një trajtim mizor që e bënë ndaj pensionistëve. Kjo rritje i bjen rreth 5%, që dmth i bjen më pak se rritja e çmimeve”, ka thënë Ramush Haradinaj.

Kryeministri Albin Kurti dje ka bërë të ditur se janë rritur 20 për qind pensionet nga muaji tetor për disa kategori te pensionistëve.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024