Kryetarët e komunave takohen me Kurtin, Krasniqi: Kahe mori tema për Kontratën Kolektive
Lajme
Lexohet për: 2 min.
4 javë më parë
Linku u kopjua

Pas takimit të shtatë me radhë ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe kryetarëve të Komunave të Kosovës, i cili zgjati mbi një orë, ministri i Pushtetit dhe Administrimit Lokal, Elbert Krasniqi tha se tema e cila mori më shumë vëmendje  në diskutim ishte Kontrata Kolektive.

Ndërkaq, dy tema të tjera për të cilat u fol në këtë takim ishin Strategjia Kombëtare për menaxhimin dhe kontrollin e qenve me dhe pa pronar” dhe “Ndërlidhja e qytetarit me adresë zyrtare”.

Në një prononcim për media pas takimit, Krasniqi tha se  problematika me Kontrata Kolektive ka një adresë specifike që buron që nga data 2017 kur ka filluar nënshkrimi i saj.

Meqë mediat u lejuan të merrnin pjesë vetëm në fillim të takimit në fjalimet kryesore dhe më pas u mbajt i mbyllur, disa kryetarë lëshuan takimin dhe shprehën pakënaqësi për mos transparencë.

Për këtë, ministri Krasniqi tha se nuk mund të komentojë pasi siç thotë ai është praktikë prej takimeve të tjera. Porse shtoi se nëse duhet të bëhen ndryshime, mund të dakordohen për takimet e tjera.

https://kosovapress.com/asociacioni-i-komunave-te-kosoves-kerkon-zgjidhje-per-kontraten-kolektive-keto-jane-humbjet-financiare

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024