Komiteti Olimpik i Kosovës po organizon edicionin e 4-të të Festivalit të Filmit Sportiv “Prishtina 2024”, i cili po mbahet sot dhe nesër në Kino Armata. Me këtë rast, në hapjen e Festivalit, u shfaq si premierë dokumentari “Legjenda e ringut” me autor Dukagjin Rudari, kushtuar ish-kapitenit të Prishtinës në boks, njëherit nënkampionit të botës 1978 dhe ish-sekretarit të përgjithshëm të KOK-ut, z. Mehmet Bogujevci.
Me këtë rast, presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, vlerësoi lartë kontributin e Bogujevcit duke thënë se ai ishte një gjenral i kohës së tij në sportin e boksit.Ndërsa, zëvendësministrja e Ministrisë së Sportit, Daulina Osmani tha se : Dokumentar të tillë shpalosin kontributin e legjendave si Mehmet Bogujevci
“Kënaqësi e veçantë që sot po bëhet premiera e dokumentarit kushtuar veprimtarisë së Mehmet Bojujevcit i cili nga medalja botërore, medalje evropiane e në pjesëmarrje në Lojërat Olimpike, por ndoshta me aktualitetin e këtyre ditëve, javëve e muajve të fundit në Kosovë, për të gjithë ata të rinjtë që janë këtu, si unë e më të ri se unë që nuk jemi mirë të njoftuar me storien për shkak se nuk kemi pasur mundësi të jemi gjallë e t’i shohim ndeshjet tuaja, axha Mehmet është kampion i Lojërave Mesdhetare të Splitit 1879. Kjo jo rastësisht po e them është shumë e rëndësishme në një periudhë kur Kosova është mikëpritëse e Lojërave Mesdhetare”, theksoi Osmani.“Faleminderit të gjithë të pranishmëve që keni ardhur, faleminderit ambasador, faleminderit president i Komitetit Olimpik, faleminderit Daulina për këtë mbështetje dhe të gjithëve faleminderit”, tha shkurtimisht Bogujevci.
Festivali i Filmit Sportiv do të vazhdojë edhe të mërkurën ku do të shfaqen edhe katër filma dokumentarë të tjerë.