Ngjarjet e datës 8 tetor
Ngjarje
Lexohet për: 3 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë (KOMF) publikon Raportin e Monitorimit “Karta e Vlerësimit”, i cili është rezultati i përgjithshëm i Kosovës për kujdesin ndaj fëmijëve? Merr pjesë dhe kryeministri Albin Kurti. (Ndërtesa e Qeverisë, salla 38, ora 09:00)

Bëhet përurimi i Qendrës Kulturore në Llukar. Sipas Komunës së Prishtinës, ky eveniment do të shënojë një hap të rëndësishëm për zhvillimin e aktiviteteve kulturore në komunitet. (Llukar, ora 09:30)

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) organizon Konferencë për Turizmin e Qëndrueshëm, ku do të prezantohet një raport gjithëpërfshirës hulumtues mbi turizmin e qëndrueshëm në Kosovë. (Hotel “Emerald”, ora 09:30)

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci raporton në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 10:00)

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti formon panelin për zhvillimin e procesit të intervistimit për zgjedhjen e “Kryesuesit të Komisionit Shqyrtues në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit” dhe vazhdon shqyrtimin e Raportit vjetor të Ndërmarrjes Publike të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT Sh.a. për vitin 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 11:00)

Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës miraton raportin fillestar të punës së ekspertëve dhe harton listën e dëshmitarëve për intervistim në komision. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 11:00)

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve të veçanta për krijimin e bazës ligjore për nxjerrjen e akteve nënligjore nga Qeveria dhe ministrat, me raport amandamente të Komisionit funksional për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit. (Kuvendi i Kosovës, salla N204, ora 11:00)

Kryeministri Albin Kurti, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe ministri i Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati mbajnë takim me kryetarët e komunave me qëllim të bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional me temat: Strategjia Kombëtare për menaxhimin dhe kontrollin e qenve me dhe pa pronar; Ndërlidhja e qytetarëve me adresë zyrtare dhe Kontrata Kolektive. (Hotel “Garden”, Prishtinë, ora 13:00)

Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton propozimin e Organizatave Joqeveritare. (Kuvendi i Kosovës, salla N225, ora 13:00)

Procesi gjyqësor në rastin Januzi dhe të tjerët - konferenca përgatitore për gjykim. (Hagë, ora 14:00)

Komiteti Olimpik i Kosovës organizon edicionin e 4-të të Festivalit të Filmit Sportiv “Prishtina 2024”. (Kino Armata në Prishtinë, ora 17:30)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024