Përfundon protesta, Noka: Pushteti nuk do ketë paqe në Tiranë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
4 javë më parë
Linku u kopjua

Përfundon protesta e opozitës, e cila zgjati rreth 3 orë, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka nga selia e PD-së tha se sot ishte dita e parë që mosbindja civile zbriti në rrugët e Tiranës.

Noka tha se ky ishte hapi i parë i mosbindjes civile.

“Regjimi narkos i tërbuar mori një mesazh: jepi zgjidhje kërkesës së qytetarëve, jepi zgjidhje qeverisë teknike, ndryshe narkosi në pushtet nuk do të ketë paqe asnjëherë. Beteja me qytetarët nuk fitohet me gaz as me dhunë. Ne do të vazhdojmë mosbindjen civile, narkosi duhet të largohet dhe ti hapë rrugën një qeverie teknike që ti afrojë vendit një qeveri teknike. Ne do të jemi në mosbindje civile”, tha Noka, shkruan Oranews.

10 policë janë plagosur deri më tani nga protesta e sotme e opozitës në Shqipëri.

https://kosovapress.com/shperthimi-i-molotoveve-10-police-te-plagosur-ne-protesten-e-opozites-ne-shqiperi

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024