Anulohet greva e punëtorëve teknikë të spitalit ‘Isa Grezda’ në Gjakovë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
4 javë më parë
Linku u kopjua

Federata Sindikale e Punetorëve të Sektorit Privat të Kosovës njofton se kanë anuluar grevën e punëtorëve teknikë të spitalit ‘Isa Grezda’ në Gjakovë e paralajmëruar për nesër (e martë) për shkak të vonesës së pagave për dy ditë.

“Drejtori i Spitalit dhe pronari i kompanisë kanë garantuer se pagat e këtyre punëtorëve do të jenë në llogaritë e punëtorëve nesër më së largu deri në orën 12:00 dhe duke u bazuar ne këtë, greva pezullohet deri pasaneser, pastaj do të veprohet konform situatës së krijuar”, tuhet në njoftimin e kryetari të Federatës Sindikale të Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024