Gjermania mirëpret vendimin për hapjen e pikës kufitare për mallrat serbe
Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, ka thënë se e mirëpret vendimin e Qeverisë për hapjen e pikës kufitare në Merdar për mallrat që futen nga Serbia.
Ambasadori Rohde ka shkruar në X se ky vendim që shënon hap të rëndësishëm drejt zhbllokimit të CEFTA-s, i cili ka thënë se Gjermania do të përkrah Kosovën për të siguruar plotësimin e nevojave të sigurisë dhe monitorimin e proceseve në pikën kufitare.
“E mirëpres vendimin e Qeverisë së Kosovës për hapjen e pikës kufitare Merdarë për mallrat që vijnë nga Serbia. Ky vendim shënon një hap të rëndësishëm drejt zhbllokimit të CEFTA-s. Ne do të mbështesim Kosovën për të siguruar plotësimin e nevojave të sigurisë dhe monitorimin e proceseve në pikën kufitare”, shkruan Rohde në X.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se në pikën kufitare në Merdarë kanë larguar masën e sigurisë për mallrat serbe.
https://kosovapress.com/kurti-ndryshimi-i-mases-i-mjaftueshem-qe-cefta-dhe-procesi-i-berlinit-te-kene-sukses