Policia gjenë bomba, pancira dhe armë në veri të Mitrovicës
Lajme
Lexohet për: 1 min.
4 javë më parë
Linku u kopjua

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë konfiskuar bomba, armë dhe pancira gjatë një bastisje në një shtëpi në veri të Mitrovicës, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.

Sipas këtyre burimeve, pronar i shtëpisë e cila gjendet prapa shkollës "Sveti Sava" në veri të Mitrovicës, është Aleksandar Jakshiq, i cili ka arritur t'i ikë policisë.

Mësohet se personi në fjalë është i njohur si i dyshuar si diler i narkotikëve, ndërsa policia është në kërkim të tij.

KosovaPress-i ka kontaktuar me zëvendës drejtorin e policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili ka konfirmuar bastisjen, por nuk ka dhënë asnjë detaj tjetër, duke thënë se aksioni është duke vazhduar ende.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024