Bayern humb fitoren në minutën e 94-të
Sport
Lexohet për: 1 min.
4 javë më parë
Linku u kopjua

Eintracht dhe Bayern Munih luajtën sonte baras me rezultat 3:3 dhe të dyja skuadrat ndajnë kreun e tabelës me pikë të njëjta pas xhiros së gjashtë të Bundesligës.

Golashënuesi më i mirë i këtij edicionit të ri garash, egjiptiani Omar Marmoush, shënoi dy herë për Eintracht, herën e dytë në kohën shtesë për epilogun 3:3.

Bayern kaloi në epërsi përmes Kim Min-jae në minutën 15. Gëzimi i tyre ishte jetëshkurtër, pasi Marmoush barazoi shtatë minuta më vonë.

Sulmuesi egjiptian, i cili ka shënuar tetë gola në këtë edicion, më pas siguroi një asistim në një tjetër kundërsulm në minutën e 35-të, të cilin Hugo Ekitike shënoi golin e dytë për Eintracht.

Bayern u rikthye te barazimi tre minuta me golin e Dayot Upamecan nga afërsia dhe më pas kaloi në epërsi përmes Michael Olise në minutën e 53-të. Në minutën e katërt shtesë Marmoush barazoi shifrat dhe shpëtoi vendasit nga disfata.

Bayern dhe Leipzig kryesojnë renditjen në tabelë me nga 14 pikë, pasuar nga Eintracht me 13 pikë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024