Moti për javën e ardhshme
Lajme
Lexohet për: 2 min.
4 javë më parë
Linku u kopjua

Gjatë pesë ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbretërojë mot kryesisht me diell dhe vranësira, me ngritje të temperaturave maksimale deri në 24 gradë Celsius, si dhe reshje lokale shiu ditën e mërkurë dhe të premte.   

Ditën e hënë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 18 – 21 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i jugperëndimit e lehtë deri mesatare.

Të martën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 20-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-3 metër për sekondë.

Të mërkurën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme, të cilat në pjesën e dytë të ditës parashihen të sjellin riga lokale shiu të intensitetit të dobët. Temperaturat minimale do të jenë 5-9 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale 17-20 gradë. Era do të fryjë nga juglindja me shpejtësi 1-7 metër për sekondë.

Ditën e enjte do të mbajë mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 20-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare.

Të premten do të ketë mot kryesisht të vranët, me riga shiu të intensitetit mesatar. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 19 - 22 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit  me shpejtësi 1-9 metër për sekondë, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024