Adnan Rrustemi: Kemi trajtuar numrin më të madh të nismave ligjore deri më tash
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua
Në panelin për drejtësi në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje ka folur kryetari i Komisionit për Legjislacion Adnan Rrustemi.
Ai ka folur për punën e komisionit që ai drejton gjatë qeverisjes së deritanishme.
“Numri i nismave ligjore që është trajtuar është i pakrahasueshëm me asnjë prej legjislaturave të mëparshme. 57 nisma ligjore në tri vjet e gjysmë, të cilat rregullojnë sfera të ndryshme të sistemit të drejtësisë. Angazhimi ynë si komision ka qenë total në adresimin e nevojave në arritjen e një sistemi të drejtësisë së pavarur... “, ka thënë Rrustemi.
Sipas tij, vonesat kanë ndodhur sa i përket ligjeve për shkak të insistimeve të opozitës për t’i dërguar disa prej këtyre ligjeve në Komisionin e Venecia dhe Kushtetuese, e që kanë të bëjnë me luftimin e korrupsionit dhe sistemin e drejtësisë.
Pjesë e panelit të diskutimi kanë qenë edhe zëvendësministrat e Drejtësisë Blerim Sallahu, i cili ka folur për themelimin e Gjykatës Komerciale në vitin 2023, pas së cilës janë bartur 14 mijë lëndë, ku për një vit kjo ka zgjidhur 4.500 lëndë dhe do të vazhdojë me zgjidhjen sa më të shpejtë të lëndëve të tjera.
Ndërsa zëvendësministri tjetër Visar Qorolli ka folur mbi nismën për adresimin e vonesave në gjykata dhe përmirësimit të shërbimeve për qytetarët në fushën e drejtësisë.