Kurti takohet me ish-presidentët Moisiu e Sejdiu
Lajme
Lexohet për: 1 min.
4 javë më parë
Linku u kopjua

Kryeministri Albin Kurti priti sot në takim ish-presidentët e Shqipërisë dhe Kosovës, Alfred Moisiu dhe Fatmir Sejdiu, pas konferencës “Balkan Leadership Conference”, organizuar dje nga Federata e Paqes Universale në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës. 

Gjatë takimit u diskutua rreth progresit ekonomik dhe demokratik të Kosovës, projektet e përbashkëta mes dy shteteve, në veçanti ato në ekonomi, të cilat e fuqizojnë edhe më shumë lidhshmërinë Kosovë-Shqipëri.

Ish-presidentët Moisiu dhe Sejdiu mirëpritën faktin e arritjes së progresit ekonomik të Kosovës gjatë viteve të fundit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024