Pacolli në panelin për banim: Kemi thyer rekorde sa i përket kalimit të ligjeve
Lajme
Lexohet për: 2 min.
t43t4
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryetarja e Komisionit për Mjedis, njëherësh deputete e Vetëvendosjes Fitore Pacolli ka theksuar se gjatë këtij mandatit katërvjeçar kanë arriture të kalojnë një numër të lartë të projektligjeve përkatëse në krahasim me qeverisjet e kaluara.

Ajo në panelin për infrastrukturë, banim dhe mjedis në Këshillin e Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se si komision kanë punuar edhe në ligjet, të cilat janë konsideruar të nevojshme për ndryshim sikur i atyre për automjete dhe ndikim në mjedis.

“Gjatë këtyre viteve kemi arritur që ta thyejmë rekordin sa i përket kalimit të ligjeve. Në mandatet e kaluara mesatarja e ligjeve të trajtuara për mandat në Komisionin për Mjedis ka qenë deri në tri projektligje. Vetëm vitin e kaluar kemi trajtuar 38 projektligje dhe se gjithsej janë trajtuar 51 projektligje. Kjo përfshinë edhe Ministrinë e Mjedisit dhe të Bujqësisë, pra të dyja ministritë kemi arritur që t’i trajtojmë bashkërisht 51 projektligje”, ka thënë Pacolli.

Ajo ka folur edhe për punën rreth menaxhimit të pyjeve, veprimeve të ndërmarra në ngritjen e sigurisë përmes ashpërsimit të gjobave në trafikun rrugor, me qëllim të uljes së numrit të aksidenteve, mbrojtjen e mjedisit nga degradimet e ndryshme.  

Në panelin e diskutimit po marrin pjesë edhe ministri i Mjedisit Liburn Aliu, zëvendësministrat Hysen Durmishi e Jeton Raka, shefi i kabinetit Valon Hoti dhe eksperti i ndryshime klimatike, Agim Mazreku.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024