Federata Shqiptare e Boksit shkon në gjykatë
Sport
Lexohet për: 1 min.
ty4343
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Federata Shqiptare e Boksit kishte planifikuar të dielën e 6 tetorit asamblenë e zgjedhjeve, e cila nuk do të kryhet.

“Rozafa Boks” ka kërkuar pezullimin e asamblesë, pasi pretendon se janë përjashtuar nga pjesëmarrja rreth 9-10 shoqata të tjera të boksit.

Ajo deklaron se presidenti aktual, Florend Kalivopulli, i cili është në garë për të marrë një tjetër mandat, ka përjashtuar shoqatat që të ketë numrat e nevojshëm për t’u rizgjedhur.

Ky pretendim është pranuar nga Gjykata e Tiranës, e cila i ka dhënë të drejtë Shoqatës “Rozafa Boks”, duke marrë kështu vendim për pezullimin e asamblesë zgjedhore të Federatës Shqiptare të Boksit. /tch

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024