Protesta e mësimdhënësve të Vitisë, Jasharaj: Java e ardhshme mund t'i gjejë në grevë nëse nuk ekzekutohen pagat
Lajme
Lexohet për: 3 min.
4 javë më parë
Linku u kopjua

Për shkak të mos procedimit të pagave për punëtorët e arsimit në Viti, kryetarët dhe kryesitë e shoqatave sindikale nga shkollat e kësaj komune kanë protestuar të premten para Qeverisë së Kosovës.

"Edhe Vitia është n‘Kosovë", "Duam pagat tona", kanë qenë thirrjet e mbishkrimet në pankartat e protestuesve, të cilët kanë kërkuar që pagat të ekzekutohen sot (e premte), ose më së largu të hënën, në të kundërtën kjo komunë do të fillojë me veprime sindikale nga java e ardhshme.

Kryetari nga Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBAShK), Rrahman Jasharaj ka thënë se mësimdhënësit janë të pafajshëm në këtë drejtim, ndërsa i ka bërë thirrje Qeverisë të fillojë me ekzekutimin e pagave.

Jasharaj ka theksuar se nga ajo që ka parë në takim nga kryetarët e shoqatave, ata janë shumë të revoltuar dhe java e ardhshme mund ta gjejë Vitinë në grevë.

Ndërsa, Kemail Bislimi, kryetar i nivelit komunal të sindikatës së arsimit në Viti ka thënë se kanë protestuar edhe në Komunën e Vitisë, mirëpo sipas tyre, faji qëndron tek Qeveria.

Ai ka thënë vetëm mësimit fillor dhe të mesëm nuk janë ndarë mjetet, duke shtuar se aty janë 775 punëtorë.

Në anën tjetër, pjesëmarrës në këtë protestë ishte edhe kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli, i cili ka bërë thirrje qeverisë të bëjë ekzekutimin e pagave të mësimdhënësve të Komunës së Vitisë.

Ndërkaq, Ministria e Financave ka njoftuar se kjo komunë nuk ka siguruar buxhetin e nevojshëm, dhe se pagat janë ekzekutuar vetëm për një pjesë të punonjësve të komunës. Në njoftim thuhet se, përkundër që buxheti për paga ndahet asisoj që të mbulojë shpenzimin për tërë vitin, si pasojë e rasteve përmbarimore, disa komuna kanë filluar të kenë mungesë buxheti në kategorinë e pagave qysh tani. Ndërkaq, kanë shtuar se Komuna e vetme që nuk e ka bërë këtë rregullim është Vitia, e cila ka lënë programet e arsimit fillor dhe të mesëm pa buxhet të mjaftueshëm për ekzekutim të pagave të shtatorit.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024