Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Seksioni i Shkencave Shoqërore, organizon konferencën shkencore ndërkombëtare “Përballja me ndryshimet në një botë dinamike”. (Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës Prishtinë, ora 10:00)
Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime – SIT organizon konferencën Maskuliniteti toksik, Feminizmi dhe Femicidi (Angazhimi i burrave dhe djemve për barazi gjinore) dhe lanson raportin e hulumtimit “Dhuna me bazë gjinore përmes këndvështrimit të gjeneratës Z”. (Hotel “Sirius” Prishtinë, ora 10:00-13:00)
Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi dhe UN Women lansojnë projektin “Promovimi i Fuqizimit të Grave në Zona Rurale në Kosovë.” Merr pjesë Georg Schnetzer, ambasadori austriak në Kosovë. (Hotel “Garden” Prishtinë, ora 10:00)
Instituti Albanologjik-Prishtinë, Dega e Historisë, organizon tryezën shkencore ndërkombëtare "Lëvizjet parahistorike dhe pastoralizmi transhumant: Roli i tyre në shpërndarjen e të mirave dhe kulturës materiale përmes alpeve". (Instituti Albanologjik Prishtinë, ora 10:00)Për shkak të mos procedimit të pagave për punëtorët e arsimit në Viti, kryetarët dhe kryesitë e shoqatave sindikale nga shkollat e kësaj komune protestojnë para Qeverisë së Kosovës. (Ora 11:00)
Shoqata e Prodhuesve të Djathit Sharri organizon drekë me Ambasadën e Francës në Kosovë me rastin e fillimit të projektit “Promoting Balkan terroirs”. Merr pjesë ministrja e Industrisë, Rozeta Hajdari. (Restorant “Jaha”, Brigada 125, Prizren, ora 12:30)