Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se po punojnë shumë që samiti i radhës i Procesit të Berlinit më 14 tetor të jetë një sukses për Kosovën dhe të gjithë rajonin. Ai theksoi nevojën e funksionalizimit të plotë të CEFTA-s dhe mundësimin e tregtisë së lirë mes gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Rohde, në pritje me rastin e shënimit të festës nacionale "Dita e Unitetit Gjerman”, nënvizoi marrëdhëniet e shkëlqyera të Gjermanisë me Kosovën, megjithëse tha se ndonjë herë miqësia është ballafaquar edhe me sfida.
Ai tha se marrëdhënia e Gjermanisë me Kosovën nuk është vetëm midis dy qeverive, por është rrënjosur thellë mes popujve.
Pjesë e kësaj ceremonie ishte edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, i cili tha se shembulli gjerman është një frymëzim për Kosovën.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.