Me aktivitete të shumta po vazhdon dita e dytë e edicionit të dytë të Festivalit dhe Panairit të Librit për Fëmijë në Prishtinë, gjatë të cilit nxënësit kanë mundësi të argëtohen dhe të shikojnë tituj të ndryshëm të autorëve vendorë dhe të huaj nga shtëpi të ndryshme botuese.
Me këtë rast u theksua nevoja që festivale të tilla duhej të organizoheshin më shpesh në të gjitha komunat e vendit.Ndërsa, vetë nxënësit janë shprehur të lumtur me aktivitetet në panairin e librit teksa theksojnë nevojën për më shumë panaire të tilla.
Mësimdhënësja Shqipe Shabani e cila ka sjelle nxënësit të vizitojnë panairin, vlerëson se i njëjti është shumë i rëndësishëm duke marrë parasysh vlerën e librit.
Anda Gjikolli, njëra nga përfaqësueset e shtëpive botuese në vend, është shprehur e lumtur me interesimin e madh të fëmijëve në panair, teksa konsideron se panaire të tilla duhet të organizoheshin më shpesh.