Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë, ora 09:00 - 16:30)
Mbahet konferenca për Edukimin Mediatik BE-Ballkani Perëndimor. Marrin pjesë ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav dhe ministrja e MASHTI, Arbërie Nagavci. (Hotel “Swiss Diamond” në Prishtinë, ora 09:00)
Instituti për Studime të Luftës Hibride “OCTOPUS” mban konferencën me temën: “Ndikimi i agresionit rus në Ukrainë në gjeopolitikën evropiane”. (Instituti “OCTOPUS”, ora 09:00)
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) mban tryezën e diskutimit për Procesin e Berlinit me deputetet anëtare të Komisionit Parlamentar për Integrim Evropian nga pushteti dhe opozita. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 10:00)Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (SBAShK) dorëzon Draft Kontratën e re Kolektive të Arsimit. (MASHTI, ora 11:00)
Shtëpia e Gazetarëve mban tryezë diskutimi për të shënuar një çerek shekulli të Angazhimit Gjerman në Kosovë. (Ish-shtëpia e mallrave “Germia”, përballë Teatrit Kombëtar, ora 11:00)
Komisioni për Integrime Evropiane mban takim meAmbasadorin Aivo Orav, Shefi i Zyrës së BE-së/Përfaqësuesi Special i BE-së për Kosovë. (Kuvendi i Kosovës, salla C301, ora 14:00)