Kirurgu grek Pikoulis: Kongresi po sjell ide të reja për kirurgjinë
Shëndetësi
Lexohet për: 2 min.
459692321_1167561427670712_2856526090760261447_n
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Në Kongresin e katërt Klinik të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës ligjërues po merr pjesë edhe dekani i Shkollës së Shkencave Shëndetësore në Universitetin Kombëtar dhe Kapodistrian të Athinës (NKUA), Emmanouil Pikoulis.

Kirurgu Pikoulis tha për KosovaPress se në kongres ligjërues nga Kosova dhe bota po shkëmbejnë njohuri mbi teknikat më të reja në kirurgji.

“E rëndësishme është që këtu vijnë njerëz të famshëm nga e gjithë bota, të cilët sjellin ide të reja dhe një teknikë të re për kirurgjinë dhe të gjithë kemi nevojë për këtë mbështetje të vërtetë”, tha ai.

Ai theksoi se në këtë kongres ka ardhur me ftesë të doktor Rifat Latifit, i cili po e ndihmon shumë zhvillimin e kirurgjisë në Kosovë.

“Jam shumë i privilegjuar që jam këtu dhe me të vërtetë më ka bërë përshtypje se Prishtina është me të vërtetë një qytet shumë i zhvilluar, me ndërtesa të bukura, të mëdha, dhe rrugë të mëdha. E dyta, dëshiroj t'i shpreh mirënjohjen time profesor Latifit, sepse ai më dha mundësinë të vij këtu për të parë shumë kirurgë nga bota, dhe është një kongres shumë i shkëlqyer. Besoj se Prishtina dhe Kosova duhet të jenë shumë krenare për këtë njeri, sepse ka ndihmuar shumë kirurgë të rinj në këtë vend”, tha ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024