Kongresi i Katërt Klinik i Kolegjit të Kirurgëve, mundësi për shkëmbimin e përvojave kirurgjikale
Shëndetësi
Lexohet për: 2 min.
kirurguu
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidenti i Kolegjit Zviceran të Kirurgëve, Dieter Hahnloser u shpreh se Kongresi i Katërt Klinik që po zhvillohet në Prishtinë është mundësi e mirë për shkëmbimin e përvojave kirurgjikale.

Hahnloser i cili është për herë të parë në Kosovë u shpreh i kënaqur edhe më mirëpritjen që i është bërë.

“ Jam për herë të parë këtu në Kosovë, ka qenë një pritje shumë e ngrohtë dhe është shumë mirë që jam këtu. Moti është i mirë, por edhe konferenca duket e mrekullueshme. Të gjitha specializimet kirurgjikale të ribashkuara në një familje kirurgësh, mendoj se është shumë e rëndësishme që të rinjtë të jenë këtu, në trajnim dhe është gjithashtu e rëndësishme që njerëzit pak më të vjetër të jenë këtu për t'u lidhur dhe për të shkëmbyer njohuri dhe për të shkëmbyer mënyrën se si bëjmë kirurgjinë”, theksoi presidenti i Kolegjit Zviceran të Kirurgëve.

Udhëheqës i Kirurgjisë Koloproktologjike në Spitalin Universitar në Lozanë, Dieter Hahnloser teksa thekson se kirurgjia është kura kryesore për shumë sëmundje, deklaroi se vazhdimisht duhet trajtohen mjekët e ri në këtë drejtim.

“Unë mendoj se kirurgjia është ende kura kryesore për shumë sëmundje, traumatologjia ka nevojë për operacione. Pra, kirurgjia është një specializim për të cilin ka nevojë një vend, kirurgjia është veçanërisht ajo për të cilën brezi i ri do të ketë ende nevojë dhe për të cilin ata duhet të trajnohen, dhe për këtë është kolegji këtu”, theksoi ai.

Presidenti i Kolegjit Zviceran të Kirurgëve, Dieter Hahnloser është njëri nga 50 ligjëruesit që kanë ardhur nga vendet të ndryshme të botës për te ndarë përvojat e tyre në fushën e kirurgjisë.

Kongresi i katërt Klinik i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës ka një pjesëmarrje prej rreth 500 mjekësh të lëmive të ndryshme. /B.Ibishi/

https://kosovapress.com/ahmeti-bashke-me-kolegjin-e-kirurgeve-te-kosoves-kemi-sjell-kursin-atls

https://kosovapress.com/infermierja-azizi-sadiku-kongresi-vend-adekuat-per-te-prezantuar-punime-per-kirurgjine

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024