Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka kërkuar nga qeveria që të bëjë hapa konkret për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ai tha se ky veprim është thelbësor për integrimin e serbëve në institucionet kosovare.
Diplomati gjerman nënvizoi nevojën që Kosova dhe Serbia të zbatojnë Marrëveshjen Bazë të Brukselit dhe aneksin e Ohrit.
Krahas kësaj, Rohde theksoi nevojën e zhbllokimit të vendimmarrjes në organizatën rajonale CEFTA para samitit të Procesit të Berlinit më 14 tetor.
"Kemi opsione të mëdha për momentin në tavolinë, kemi lehtësinë bruto, mendoj afër 900 milionë për Kosovën, ju e dini Serbia disa miliarda, edhe vendet e tjera. Procesi i Berlinit, siç e keni parë edhe ju publikisht, është angazhuar shumë në... Ballkanin Perëndimor për të arritur një kompromis përpara samitit të fundjavës së 14 tetorit, një bllok, dhe pak a shumë një duzinë marrëveshjesh të bllokuara prej disa vitesh. Dhe për mua, anëtarësimi në Këshillin e Evropës mbetet në tryezë dhe kjo është veçanërisht e rëndësishme, edhe për të drejtat dhe çështjet e pakicave", theksoi Rohde.