Maratona “Prishtina 2024”, flasin vrapuesit e garës
Lexohet për: 2 min.
maratona-22222-220924
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Në maratonën e zhvilluar sot “Prishtina 2024”, kanë marrë pjesë mbi 1200 persona. E prej tyre, nuk kanë munguar as personat më në moshë e ata me aftësi të kufizuara. Shumicën i inspiron mosha të ndihet më i ri, prindërit e disa edhe lufta e ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Vrapuesi Ismet Ferati nga Vushtrria, i cili është 72-vjeç, e kampion ballkanik në vendin e tretë, ka numëruar arritjet dhe fitoret e tij.

“Jam pjesëmarrës i maratonës vendore dhe ndërkombëtare. Kam arritur suksese të jashtëzakonshme në moshën 72... Jam kampion ballkanik në vendin e tretë, 28 km... Malet më të larta të Kosovës i kam kaluar krejt, nuk kam pasur kurrë problem”, ka thënë Ferati.

Elmi Zekaj nga Zvicra ka treguar se ka ardhur nga Zvicra për të qenë pjesë e kësaj gare.

“Kam ardhur enkas për maratonë, për përvjetorin e Fehmi Lladrovcit, e kam pas shok. Prej këtij çasti nuk do të pres as cilin vend e kam fituar dhe të arrij në cak dhe menjëherë do të shkoj te Fehmi dhe Xhevë Ladrovci, për të bërë nderime pranë varreve të tyre”, tha Zekaj.

Ndërsa vrapuesja tjetër Toska Shala nga Prishtina kishte një mesazh për të gjithë ata që dëshirojnë të jenë pjesë e garave sikurse kjo e maratonës.

Ndryshe, edicionin e 23-të të maratonës “Prishtina 2024”, e ka fituar Luiza Gega në konkurrencën e femrave, ndërsa Laban Cheruiyot nga Kenia në atë të meshkujve.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025