Futbollistët e Liverpool mposhtën si vendës skuadrën Bournemouth me rezultat 3:0, në xhiron e pestë të Premier Ligës dhe morën kreun e tabelës me 12 pikë, po aq sa ka edhe Manchester City i dyti, i cili nesër përballet kundër Arsenalit.
Ndeshja Liverpool-Bournemouth u vendos në pjesën e parë, pas së cilës skuadra e Arne Slot kaloi me rezultat 3:0.
Tottenham ndërkaq mposhti Brentford 3:1. Në minutën e parë, mysafirët kaluan në avantazh me golin e Bryan Mbuem, por Spurs u kthye me golat e Dominic Solanke, Brennan Johnson dhe James Maddison.
Everton fitoi pikën e parë në këtë edicion duke luajtur baras si mysafir me Leicester, ndërsa Aston Villa shënoi dy gola në fund për të fituar kundër Wolverhampton dhe kështu barazoi pikët me Cityn dhe Liverpoolin.West Ham – Chelsea 0:3
Aston Villa – Wolverhampton 3:1
Liverpool - Bournemouth 3:0
Tottenham - Brentford 3:1
Crystal Palace - Manchester United (Ora 18:30)
Brighton-Nottingham Forest (15:00)
Manchester City-Arsenal (17:30)