Ka përfunduar raundi i parë i Ligës së Kampionëve, andaj nëse i hedhim një vështrim tabelës me 36 skuadra, vërejmë rëndësinë që do të ketë diferenca e golave këtë sezon.
Gara u zgjerua për edicionin 2024-25 dhe formati u transformua, kështu që skuadrat tani përballen me tetë kundërshtarë të ndryshëm, katër në shtëpi dhe katër jashtë, me të gjitha rezultatet që paraqiten në një tabelë të vetme.
Me përfundimin e raundit të parë, shohim skuadrat fituese në krye të tabelës dhe Bayern Munich është lider falë fitores 9-2 ndaj Dinamo Zagrebit, një rezultat që bëri që skuadra kroate të shkarkojë tashmë trajnerin e tyre, përcjellë KosovaPress.
Celtic pason me një fitore 5-1 kundër Slovan Bratislavës dhe Bayer Leverkusen mposhti Feyenoordin 4-0 të enjten.Juventusi është skuadra e vetme italiane që ka fituar, 3-1 ndaj PSV Eindhoven, pasi Interi barazoi 0-0 me Manchester Cityn, Atalanta pati të njëjtin rezultat me Arsenalin dhe Bolonja kundër Shakhtar Donetsk.
Milani është në fund pas humbjes 3-1 në shtëpi ndaj Liverpoolit.