Zelensky: Kursi i luftës varet nga furnizimi i shpejtë i armëve nga partnerët
Lajme
Lexohet për: 1 min.
ukrainaaa
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se njësitë ukrainase po mbajnë vijën e frontit falë guximit të ushtarëve dhe mbështetjes nga partnerët.

Këtë e ka bërë të ditur kreu i shtetit në aplikacionin e mesazheve Telegram, transmeton Ukrinform.

"Brigadat tona po mbajnë vijën e parë falë trimërisë së ukrainasve dhe mbështetjes së partnerëve tanë. Tani për tani, është veçanërisht e rëndësishme të ndjejmë ndikimin e marrëveshjeve tona në vijat e frontit. Këto marrëveshje duhet të zbatohen sa më shpejt që të jetë e mundur - Nga kjo varet rrjedha e luftës, vetëm veprimet që forcojnë pozitën e Ukrainës dhe përkeqësojnë situatën e pushtuesve, do ta detyrojnë Rusinë të kërkojë paqen”, tha Zelensky.

Ai falënderoi "të gjithë ata që punojnë dhe luftojnë për Ukrainën, për popullin tonë dhe për interesat tona".

Rreth 194 përleshje luftarake midis forcave ukrainase dhe pushtuesve rusë u regjistruan më 17 shtator, shumica e tyre në sektorët e Pokrovsk dhe Kurakhove./Ukrinform/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024