Bajrami: Qeveria po mashtron me shifrat për rritje ekonomike
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 javë më parë
Linku u kopjua

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka thënë se kryeministri Albin Kurti dhe deputeti, Armend Muja kanë mashtruar për rritjen ekonomike në Kosovë.

“Kosova është vendi më i varfër në Evropë, përpos Ukrainës që është që dy vjet në luftë. Kosova është nën sanksione, rrezikon të largohet nga Procesi i Berlinit. Prej vitit 2021, gjatë kësaj qeverisjeje janë rritur çmimet për 22%. Inflacioni ka ra, por nuk kanë rënë çmimet. Qeveria po manipulon e me shifra. Kjo është gënjeshtra e radhës e tyre”, ka thënë Bajrami.  

Nënkryetarja e LDK-së, shtoi se Kurti sa ishte në opozitë thoshte se kur të bëhej kryeministër do të ulen çmimet, mirëpo sipas saj ndodhi e kundërta.

“Jo që nuk ka ndodhur kjo, po qeveria në kurriz të rritjes çmimeve po lavdërohet. Qeveria e ka marr asnjë masë për të ndryshuar këtë gjendje të çmimeve”, tha Bajrami në Debat Plus të RTV Dukagjini, transmeton Kosovapress.

Kjo qeveri sipas deputetes Bajrami, mjetet e qytetarëve i ka fut në buxhet dhe pastaj siç është shprehur ajo “i ka shpërndarë në forma të karameleve dhe nuk ka pasur asnjë investim”.

Deputetja Bajrami ka thënë në se partia në pushtet ka gënjyer edhe sa i përket rritjes së numrit të të punësuarve. Sipas saj, edhe këtu ka pasur rënie e jo ngritje.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024