Hovenier: NDI luajti një rol kritik dhe thelbësor në zhvillimin demokracisë në Kosovë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 javë më parë
Linku u kopjua

Me rastin e 25-vjetorit të operimit në Kosovë të Institutit Kombëtar Demokratik (NDI),  ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeffrey Hovenier ka thënë se NDI luajti një rol kritik dhe  thelbësor në zhvillimin dhe ruajtjen e demokracisë në Kosovë.

Ambasadori Hovenier ka theksuar se që nga fillimi i NDI-së, ShBA-ja ka mbështetur programe të ndryshme të Institutit, ndërsa e ka quajtur dëshmi tjetër të përkushtimit të shtetit të tij ndaj Kosovës.

Ish-Presidenti i SHBA-së, Bill Ciinton mori pjesë me një video-adresim në ceremoninë e mbajtur për shënimin e 25 vjetorit të Institutit Kombëtar Demokratik, ku theksoi se NDI ka qenë me popullin e Kosovës në çdo hap të rrugës, duke ndihmuar në ndërtimin e demokracisë transparente, të përgjegjshme dhe gjithëpërfshirëse.  

Ndërsa, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se në themel të këtij misioni është vizioni i ish-sekretares së shtetit, të ndjerës Medlin Albright, e cila sipas saj, kurrë nuk hoqi dorë nga Kosova.

Vjosa Osmano theksoi se gjatë këtyre 25 viteve, shumë individë të dalluar kanë lënë gjurmë në Kosovë përmes punës së NDI-së.

Mes tyre, sipas saj janë shumë politikanë, akademikë, aktivistë që kanë ndihmuar të promovohet demokraca, forcimin e institucioneve dhe të përmirësohet jeta e qytetarëve tanë.

Një nga nismat më të spikatura të NDI-së, veçohet ajo e e Javes së gruas, e cila ka promovuar fuqizimin e gruas në jetën publike, politike, e më gjerë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024