Osmani: Kërkesat e Vuçiqit s’kanë rëndësi për Kosovën
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 javë më parë
Linku u kopjua
Kërkesat e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq ndaj Kosovës s’kanë asnjë rëndësi për vendin, ka thënë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
E para e vendit akuzoi Vuçiq se po punon në prapaskenë për destabilizim të rajonit dhe rikthim në vitet e 90-ta. Sipas saj, në asnjë moment president serb nuk është i interesuar që serbët të kthehen në institucionet e Kosovës.
Megjithatë, Osmani tha se institucionet e Kosovës duhet të punojnë në lidhje që të gjithë qytetarët e nacionalitetit serb në Kosovë në përputhje me procedurat e ligjshme të jenë në të gjitha institucionet e Kosovës.
Në lidhje me dialogut me Serbinë, presidentja Osmani tha se i njëjti nuk po zhvillohet në përputhje me parimin e barazisë.
Ajo nënvizoi se hapja e urës së Ibrit nuk duhet të bëhet temë në dialogun e Brukselit, pasi kjo do të ishte cenim i sovranitetit dhe kushtetutshmërisë.
Krahas kësaj, Osmani tha se Kosova s’ka frikë nga asnjë kërcënim i Vuçiqit, pasi institucionet e sigurisë janë të gatshme të mbrojnë sovranitetin në çdo cep të vendit.
Këto komente, presidentja Osmani i tha para mediave pas lansimit të Qendrës Rajonale të Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.