Lajmet e rreme me ndikim negativ për marrjen e vendimeve tek gjeneratat e reja
Edukimi Medial
Lexohet për: 4 min.
2 javë më parë
Linku u kopjua

Gazetaria online në vendin tonë ka ndikuar të ketë edhe lajme të rreme. Kështu lajmet e rreme kanë ndikim për marrjen e vendimeve jo të duhura tek gjeneratat e reja.

Nxënësit shqiptarë dhe ata të komunitetit boshnjakë, të klasës së 10-të, në Gjimnazin Natyrorë “Frank Bardhi” në Mitrovicë, gjatë trajnimit në kuadër të projektit “Edukimi mediatik kundër dezinformimit për komunitetet jo-shumicë në Kosovë”,  e kanë vlerësuar se lajmet e rreme po ndikojnë negativisht në qenien e tyre, pasi që ata po bien pre këtyre lajmeve.

Nxënësi i këtij gjimnazi, Ylli Mehmeti është shprehur për KosovaPress se gjenerata e tij është shumë e ndjeshme, prandaj këto lajme po ndikojnë në marrjen e vendimeve të cilat, sipas tij nuk janë të duhurat për gjeneratën e tij. Sipas tij, keqinformimi ndikon në mendimin kritik.

Mehmeti, ka hasur edhe në spekulimet e përjashtimeve të lojtarëve nga Kombëtarja e Kosovës.

“Lajmet e rreme e kanë përfshirë të gjithë internetin. Ditët e sotme kemi mësuar si të ruhemi nga to, si mos t’iu besojmë të gjithave dhe si t’i dallojmë ato nga njëra tjetra... Gjenerata jonë është një gjeneratë shumë e ndjeshme, ndikojnë shumë sepse ato mund të keqinformojnë publiken apo audiencën dhe kjo ndikon në marrjen e vendime e të cilat nuk janë të duhurat për gjeneratën tonë... Në disa vendime ato ndikojnë për shkak se keqinformimi ndikon në mendimin kritik për një lajm apo diçka të cilën e kemi menduat më herët dhe ndryshon mendimi kritik për të... U bë largimi i përjashtimit të disa lojtarëve ka pasur spekulime të ndryshme pse janë larguar, prapë se prapë e vërteta dihet”, ka thënë Mehmeti.

Ndërsa, nxënësja tjetër, Sara Preteni ka thënë se ky trajnim ka ndihmuar në mësimin e tyre se si të mbrohen dhe t’i identifikojnë lajmet e rreme.

E njëjta, nuk ka hasur në lajme të rreme pasi që është tejet e kujdesshme në verifikimin e burimit të lajmeve.

“Ka qenë shumë i nevojshëm në ditët e sotme. Kam mësuar se si të mbrohemi nga lajmet e rreme dhe si t’i specifikojmë ato nëse janë të rreme apo të sakta... Lajmet e rreme janë një faktor shumë i përhapur si tek të rinjtë dhe në të gjithë botën. Këto lajme po ndikojnë shumë keq te ne të rinjtë, po biem pre e këtyre lajmeve dhe po ndikojnë negativisht në qenien tonë... Reduktohen duke i shikuar nëse janë të verifikuara apo jo, kështu është një i edukimit i vlefshëm. Fatmirësisht nuk jam hasur për shkak se i ka shijuar ato nga cilat mediume vijnë dhe a janë të verifikuara apo jo”, ka thënë Preteni.

Po ashtu, profesoresha e gjuhës angleze në këtë shkollë, Arjeta Mehmeti e cila ka hasur në lajme të rreme për pjesën veriore në Kosovës, ka thënë se duhet të bazohen në media serioze dhe mos të besohet gjithçka që del në media sociale.

“Duke përdorur platformat digjitale dhe media të ndryshme, ditët e sotme ka shumë lajme të rreme, prandaj të rinjtë dhe gjithë ne duhet të kemi shumë kujdes në përdorimin dhe besimin e këtyre lajmeve…Kryesisht lajmet e fundit që kanë të bëjnë edhe me pjesën veriore, ka shumë lajme të rrejshme, të cilat sot, fatmirësisht u informuam edhe si t’i besojmë, të përcjellim burimet, të shohim se a janë të verifikuara nga mediat etj. Duhet të bazohemi në mediume më serioze dhe mos të besojmë çdo gjë që ofrohet e posaçërisht në media sociale,” ka shtuar   Mehmeti.

Projekti “Edukimi mediatik kundër dezinformimit për komunitetet jo-shumicë në Kosovë”, mbështetet nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024