Lansohet digjitalizimi i jurisprudencës, Kurti: Nga viti 2021 deri më sot kanë aplikuar mbi 3 mijë e 200 kandidatë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 javë më parë
Linku u kopjua

Me qëllim të thjeshtëzimit të procedurave administrative dhe eliminimit të burokracisë, është bërë digjitalizimi i jurisprudencës. Gjatë lansimit, kryeministri Albin Kurti tha se qasja e lehtë dhe e shpejt e shërbimit është obligim i çdo qeverie, meqë shtoi se kjo siguron efikasitet në trajtimin e nevojave të qytetarëve. Ai shtoi se nga viti 2021 e deri më tani kanë aplikuar mbi 3 mijë e 200 kandidatë për provim të jurisprudencës.

Shefi i ekzekutivit u shpreh se në kuadër të programit të qeverisë për transformim digjital po punojnë në reduktimin e barrierës administrative.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se digjitalizimi i jurisprudencës është hap i rëndësishëm dhe mundësi për të përmirësuar qasjen. Ajo tregoi se brenda këtij mandati janë organizuar gjashtë provime të jurisprudencës.

Ajo tregoi se brenda këtij mandati janë organizuar gjashtë provime të jurisprudencës.

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj tha se lansimi i këtij moduli ngrit nivelin e integritetit për provimin e jurisprudencës.

Edhe Johannes Madsen, i cili është udhëheqës i seksionit të bashkëpunimit në Zyrën e BE-së në Kosovë tha se lansimi i digjitalizimit  është arritje e madhe.

Lansimi i digjitalizimit të jurisprudencës është bërë në bashkëpunim me GIZ-in dhe është i qasshëm në eKosova.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024