Opozita akuzon ministrin Çekun për keqpërdorim të buxhetit
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 javë më parë
Linku u kopjua

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka kundërshtuar akuzuat e bëra nga opozita sa i përket keqpërdorimit të buxhetit dhe mungesës së investimeve kapitale, e po ashtu ka mohuar edhe akuzën për subvencionimin me rreth 250 mijë euro të vëllait të tij në një Organizatë Joqeveritare të caktuar, por edhe eksponentëve të tjerë të LVV-së.

Në raportimin e tij në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të MKRS për vitin 2023, deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Hajdar Beqa ka akuzuar këtë ministri që në shumicën e pikave ka elemente të kryerjes së veprës penale.

Për këtë, ministri Çeku ka kundërshtuar se ka shkelje dhe kryerje të veprës penale.

Ndërsa, ka pranuar se ka vonesa të subvencionimeve, porse ka thënë se me kapacitetet e brendshme jo gjithmonë arrijnë të realizojnë projektet me kohë.

Në anën tjetër, kryetarja në këtë komision, Hykmete Bajrami ka thënë se në bazë të tabelës një pjesë e investimeve kapitale janë shndërruar në subvencione, për çfarë tha se ligji i buxhetit nuk e lejon një gjë të tillë.

Mes tjerash, ka përmendur edhe rastin e shpërndarjes së subvencioneve në vitin 2024, në të cilën tha se ministri ka dhënë subvencion rreth 250 mijë euro vëllait të tij në një Organizatë Joqeveritare të caktuar.

Ndërkaq, ministri ka mohuar një gjë të tillë.

“Thatë se i kam dhënë mbështetje vëllait, ju kisha lut mos të bëheni pjesë e kësaj shpifje. Në momentin që një shpifje e tillë ka dalë në publik pa kurrfarë verifikimi është shpërndarë në shumë media, këtë informacion e kam përcjellë tek Policia e Kosovës dhe tek Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit", tha Çeku.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024