Kurti për masat e Vuçiqit për Kosovën: Janë pjesë e fushatës agresive
Lajme
Lexohet për: 1 min.
2 javë më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se masat e presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq për Kosovën janë pjesë e fushatës agresive për konflikte të reja. Teksa përmendi tri kushtet e tij, shefi i ekzekutivit u shpreh se të njëjtat janë racionale e paqësore.

Para mediave, Kurti të martën foli për hedhjen e koktejit të molotovit në një shtëpi në veri, ku tha se ata që bënë këtë krim do të ndiqen nga organet vendore.

Shefi i ekzekutivit tha se masat e Vuçiqit për Kosovën bëhen nga dëshpërimi dhe janë jo-paqësore.

Kryeministri Albin Kurti nuk ka folur edhe për takimin e sotëm në Bruksel.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024