Ndryshon shkolla “Ahmet Gashi” fal donacionit të Ambasadës Amerikane
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 javë më parë
Linku u kopjua

Nxënësit e shkollës së mesme të lartë “Ahmet Gashi”, në Prishtinë, nga sot do të mund të vijojnë mësimin në kushte më të mira, fal një renovimi të mundësuar nga një donacion i Ambasadës Amerikane në Kosovës, në vlerë prej 600 mijë dollarëve.

E gjatë përurimit të këtij renovimi, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë, Inovacionit, Arbërie Nagavci tha se në fokus kanë infrastrukturën shkollore me qëllim të përmirësimit të cilësisë së arsimit në shkolla.

Nagavci theksoi se arsimimi krijon bazë të fortë për individët që i duhen shoqërisë.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Jeffrey Hovenier u shpreh se ndër prioritetet e kësaj ambasade është edhe mbështetja për zhvillimin e të rinjve kosovar.

Teksa tha se ky donacion në vlerë prej 600 mijë dollarëve, ambasadori amerikan u shpreh se ky renovim do të mundësojë ambient më të sigurt dhe të pastër për nxënësit.

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama deklaroi se ky renovim siguron për nxënësit në kushte dhe mjedis të përshtatshëm për mësim dhe zhvillim.

Ndërsa, drejtori i shkollës së mesme të lartë “Ahmet Gashi”, Haxhi Meta deklaroi se qëllimi i  këtij renovimi të ambienteve të kësaj shkolle ishte përmirësimi i kushteve shkollore.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024