Presidentja e Komisionit Evropian zbuloi të martën propozimin për komisionerët e rinj.
Ursula von der Leyen, në një konferencë shtypi, shpalosi sugjerimet për përbërjen dhe strukturën e re të komisionit pas javësh kërkimi për të gjetur ekuilibrin gjinor.Von der Leyen njoftoi se komisioni i ri do të ketë katër gra dhe dy burra në mesin e nënkryetarëve ekzekutivë.
Ministri i Jashtëm francez në largim, Stephane Sejourne, i cili u emërua si kandidat nga Franca të hënën pas dorëheqjes së papritur të komisionerit Thierry Breton, u propozua si zëvendëspresident ekzekutiv për prosperitetin dhe strategjinë industriale. Sejourne u propozua gjithashtu për të trajtuar portofolin e industrisë, SME-ve dhe Tregut të Vetëm.Ai tha se von Der Leyen kishte "ofruar, si një shkëmbim politik, një portofol gjoja më me ndikim për Francën në Kolegjin e ardhshëm".
Ish-kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas u emërua Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Teresa Ribera e Spanjës u emërua për të punuar në tranzicion të pastër, të drejtë dhe konkurrues, ndërsa finlandezja Henna Virkkunen u zgjodh për të trajtuar Sovranitetin Teknik, Sigurinë dhe Demokracinë. Roxana Minzatu e Rumanisë do të jetë përgjegjëse për njerëzit, aftësitë dhe gatishmërinë. Raffaele Fitto nga Italia, u emërua për të trajtuar Kohezionin dhe Reformat.
Ministrja e Jashtme belge Hadja Lahbib është një kandidat për portofolin e Përgatitjes dhe menaxhimit të Krizave, si dhe për Barazinë.
Andrius Kubilius i Lituanisë u propozua për komisioner për Mbrojtjen dhe Hapësirën.
Sipas planeve të Von Der Leyen, Dan Jorgensen i Danimarkës do të merret me Energjinë dhe Strehimin./AA/