Rihapet shkolla “Ahmet Gashi” në Prishtinë, pas renovimit
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 javë më parë
Linku u kopjua

Pas renovimit të mundësuar nga Ambasada Amerikane sot është hapur shkolla e mesme e lartë e  “Ahmet Gashi”.

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier u shpreh krenar që përpjekjet e tyre po ndikojnë në edukimin e të ardhmes së Kosovës.

Ai tha se me ketë renovim mundësohet mësim cilësor e shkollë e pastër dhe e sigurt.

“Prioriteti i Ambasadës amerikane është mbështetja e zhvillimit të kosovarëve të rinj. Suksesi i nxënësve është i rëndësishëm për te ardhmen e Kosovës. Ky donacion jo vetëm që përmirëson infrastrukturën e një shkolle por simbolizon partneritetin e qëndrueshëm në mes të amerikane edhe popullit të Kosovës”, tha ai.

Ministrja e Arsimit, Arberie Nagavci tha se renovimi i ambienteve të kësaj shkolle siguron bazë të fortë për shoqërinë.

Ajo theksoi se Qeveria e Kosovës e ka në fokus infrastrukturën shkollore.

Kryetari i komunës së Prishtinës,  Përparim Rama, tha se ky bashkëpunim është dëshmi e fuqisë dhe partneritet me SHBA.

Rama theksoi se ky investim iu mundëson nxënësve kushte më të mira për mësim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024