Shënohet Dita e Demokracisë, Qeveria kritikohet për cenim të këtyre vlerave
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 javë më parë
Linku u kopjua
Kuvendi i Kosovës ka shënuar Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë nën moton “Qeverisja efektive e inteligjencës artificiale në të gjitha nivelet”. Kryeparlamentari Glauk Konjufca tha se kjo ditë është thirrje për vëmendje nga institucionet për ndërtimin e politikave dhe kapaciteteve njerëzore. Veç tjerash, aty u tha se qeveria aktuale ka cenuar vlerat demokratike dhe ka treguar mungesë të llogaridhënies.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se shënimi i kësaj dite është një mundësi për të theksuar rëndësinë e idealeve të lirisë, barazisë dhe drejtësisë.
Konjufca shtoi se demokracia mirëmbahet nëpërmjet angazhimit qytetar, teksa theksoi se zgjedhjet janë qenësore për demokracinë.
Drejtoresha e Institutit Nacional Demokratik (NDI) në Kosovë, Nancy Soderberg foli për inteligjencën artificiale, për çka tha se edhe në Kosovë ka pasur raste të ndikimit tek gratë.
Kryetarja e Forumit për Transparencë Parlamentare, Arbëresha Kryeziu-Hyseni tha se kuvendi është vendi më demokratik, ku shtoi se është rritur transparenca e llogaridhënia.
Ndërkaq, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra deklaroi se janë cenuar vlerat demokratike.
Në hollin e Kuvendit të Kosovës është organizuar edhe panairi i organizatave të shoqërisë civile.