Policia e Kosovës përmes zyrtarëve të saj të njësive të antidrogës në luftën e pa kompromis kundër personave të dyshuar që merren me substanca të dyshuara narkotike dhe gjatë angazhimeve operative në teren ka siguruar informata të rëndësishme se disa persona në bashkëveprim janë duke u marr me shitblerje të substancave narkotike të llojeve të ndryshme.
Sipas Policisë, pas një pune hetimore disa mujore, dje në rastin e koduar me emrin “Kolonia” Drejtoria për hetimin e trafikimit me narkotik në Prishtinë) ka realizuar një operacion policor, ku fillimisht rreth orës 17:30 në rrugën e Pejës, më saktësisht afër rreth rrotullimit në Fushë Kosovë është ndaluar vetura Golf 7 me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari me iniciale (D.E.), dhe menjëherë është proceduar me operacionin, ku Policia ka shkuar në bastisje në banesën e tij në Fushë Kosovë dhe gjatë bastisjes/kontrollit janë gjetur dëshmitë apo provat materiale si në vijim:11 paketime të dyshuara për narkotik të llojit kokainë me peshë (59.3) gram,
92 tableta të dyshuara për narkotik të llojit Extazi me peshë (47.3) gram,4800 katër mijë e tetëqind euro para të gatshme që dyshohen që janë përfituar nga shitja e narkotikëve .
Më tej në njoftimin e policisë thuhet se në vazhdën e operacionit të lartcekur është realizuar kontroll në të njëjtën hyrje të objektit në një banesë tjetër pronë e të dyshuarit të dytë me iniciale (Sh. O.), ku gjatë kontrollit janë gjetur dëshmi tjera si më poshtë:
“Operacioni antidrogë është finalizuar me lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit të tretë me iniciale (B.I.) dhe nga i njëjti është konfiskuar një automjet me targa vendore me të cilën dyshohej se është bërë transportimi i substancave narkotike. Në vend të ngjarjes kanë dalë njësia e forenzikës Ragjionale në Prishtinë, të cilët kanë bërë fotografimin, evidentimin dhe konfiskimin e të gjitha dëshmive si provë materiale”, thuhet në komunikatë.
Më tej thuhet se hetime tjera të antidrogës janë në proces në bashkëpunim me prokurorinë themelore në Prishtinë.