Ish-kryeinspektori i AKI-së: Ky është absurdi dhe dëmi i madh i Qeverisë
Intervista
Lexohet për: 2 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

Kanë kaluar një muaj e ende po vazhdon diskutimi se kur do të hapet ura e Lumit Ibër. Megjithë, moskordinimi me NATO-n, po vlerësohet i ka bërë dëm jashtëzakonisht të madh mundësisë së hapjes së urës.

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani thotë se mos hapja e plotë e urës është absurde.

Më absurde e konsideron edhe Qeverinë e Kosovës, e cila sipas tij, vepron pakoordinim me NATO-n.

Ramadani ka thënë për KosovaPress, se duhet të ketë një komunikim strategjik mes Kosovës dhe NATO-s. Për hapjen e urës.

Ai shtroi pyetjen nëse vërtetë ka qen qëllimi për hapjen e urës apo konfrontimi me NATO-n dhe ta vendosin në një situatë jo të mirë para qytetarëve të Kosovës.

Pas mbylljeve të disa zyrave paralele të Serbisë, qytetarët e komunitetit serb në veri të Kosovës kanë filluar të protestojnë.

Për këtë lloj organizimi politik, Ramadani ka theksuar se është i shtyrë, i nxitur dhe financuar nga Beogradi zyrtar i Serbisë.

Sipas tij, Kosova nuk duhet të bie pre provokimeve dhe ta ketë prioritet mirëqenien dhe prosperitetin të çdo qytetari të Kosovës, pavarësisht se cilës etni i takojnë.

Ndërkaq, kryeministri i vendit, Albin Kurti ka deklaruar se Qeveria e Kosovës është gatshme për hapjen e urës mbi lumin Ibër, por pret QUINT-i dhe KFOR-i, të koordinohen rreth kësaj çështjeje, teksa shtoi se nuk ka detaje rreth njoftimit për një takim të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut.

Gjatë vizitës në veri të Mitrovicës, kreu i Qeverisë ka thënë se ura e Ibrit duhet të hapet për automjete, pasi liria e lëvizjes, sundimi i ligjit dhe marrëveshja në Bruksel e kërkojnë një gjë të tillë.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024