Sinani: Shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Serbi, çon në ikje të shqiptarëve të Luginës
Lajme
Lexohet për: 2 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

Kryetarja e Komunës së Preshevës Ardita Sinani ka thënë se rikthimi i shërbimit ushtarak të detyrueshëm në Serbi do të çojë sërish në shpërngulje masive të të rinjve shqiptarë nga Lugina e Preshevës.

Ajo në një postim në Facebook ka thënë se pothuajse 30 vjet nga shpërbërja e Jugosllavisë, shqiptarët e Luginës së Preshevës ende mbeten të cenueshëm nga politikat diskriminuese të Beogradit.

Vuçiq rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak • KosovaPress

“Në vitet e 90-ta, kur regjimi i Millosheviq synonte shtypjen dhe përndjekjen e shqiptarëve, të rinjtë tanë u detyruan të largoheshin masivisht për t’i shpëtuar shërbimit ushtarak dhe represionit. Sot, historia rrezikon të përsëritet! Djemtë tanë, sapo mbushin 18-vjeç, detyrohen të largohen për të mos shërbyer në një ushtri që nuk i përfaqëson ata, në një shtet që vazhdimisht i diskriminon”, ka shkruar Sinani.

E para e Preshevës thotë se Serbia nuk përballet me ndonjë kërcënim nga fqinjët e saj, por kërcënimi i vërtetë për paqen e stabilitetin e rajonit vjen nga vetë Beogradi zyrtar.

Quni: U dëshmua se Serbia qëndron prapa sulmit në Banjskë, kërcënimet e Vuçiqit vetëm propagandë • KosovaPress

“Ngjarjet e fundit të 24 shtatorit në Banjskë na treguan, se ndërsa flitet për paqe në Bruksel, Serbia planifikon destabilizimin dhe aneksimin e veriut të Kosovës. Rajoni ynë ka nevojë për paqe, zhvillim dhe të ardhme të sigurt për të rinjtë tanë. Por, për fat të keq, Serbia e Vuçiq vazhdon të tregojë se nuk ka asnjë vullnet për normalizim dhe stabilitet. Shqiptarët e Luginës së Preshevës duan paqe, jo tensione! Rajoni ka nevojë për progres, jo për konflikte të reja”, ka përfunduar ajo.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024