Kearns: Britania të fokusohet urgjentisht në Ballkan
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 javë më parë
Linku u kopjua

Deputetja britanike Alicia Kearns ka kërkuar nga Qeveria e Britanisë së Madhe të fokusohet urgjentisht në Ballkan, pas kërkesave të djeshme të presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq për Kosovën.

Kearns në një postim në X, ka shkruar se Vuçiq po sillet sikur Vladimir Putin dhe po planifikon aneksimin e veriut të Kosovës.

Vuçiq del me masa të Serbisë për Kosovën • KosovaPress

“Vuçiq po vepron në bazë të librit të lojërave të Putin duke i bërë planet për aneksimin e veriut të Kosovës. Kosova është shtet sovran. Ballkani duhet të largohet nga botëkuptimet sektare, populli i Kosovës veriore dhe serbët e Kosovës meritojnë më mirë, e jo të përdoren si pengje në ambiciet irredentiste”, shkruan ajo.

SHBA mirëpret ngritjen e aktakuzës: Të gjithë ata që janë përgjegjës për sulmin në Banjskë, duhet të mbajnë përgjegjësi • KosovaPress

Kearns ka përkujtuar se pas më shumë se një vit nga sulmi terrorist në Banjskë, ende nuk ka drejtësi dhe nuk ka sanksione nga BE-ja ndaj Serbisë, por vetëm marrëveshje për litium dhe avionë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024