Liverpool pëson humbjen e parë
Sport
Lexohet për: 1 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

Futbollistët e Liverpool dështuan të shënojnë fitoren e katërt të radhës në Premierë Ligë.

Mohamed Salah me shokë pësuan sot si vendës nga Nottingham Forest me rezultatin 0:1, duke regjistruar kështu humbjen e parë në edicionin e ri të garave.

Golin për fitoren e papritur të mysafirëve e shënoi Hudson-Odoi në minutën e 72-të.

Ndeshja ishte e vlefshme në kuadër të xhiros së katërt të Premierë Ligës angleze.

Liverpool mbetet në vendin e dytë në tabelë me 9 pikë, ndërsa Nottingham Forest ngjitet në vendin e katërt me gjithsej tetë pikë. Prin Manchester City me 12 pikë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024